4.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Mexhiti mirëpriti delegacion nga Mali i Zi, i kryesuar nga ministri Fatmir Gjeka

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti takoi sot një delagacion nga Mali i Zi i kryesuar nga Ministri për të drejtat e njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka.

Gjatë takimit Mexhiti dhe Gjeka biseduan për marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat i vlerësuan të shkëlqyeshme
në të gjitha fushat.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se pas anëtarësimit të dy vendeve në Aleancën Veriatlantike, integrimi i plotë në Bashkimin Evropian ngelet prioritet për dy qeveritë, si i vetmi opcion për zhvillimin e gjithë rajonit.

Ministri Gjeka informoi se Mali i Zi realizoi me sukses censusin e popullsisë dhe është duke punuar për hapjen e kapitujve të ri për anëtarësimin e vendit në BE, ku është vërejtur rritje e mbështetjes së qytetarëve për 20 për qind.

Мexhiti dhe Gjeka u dakorduan që të intensifikohet komunikimi për arritjen e bashkëpunimit më të madh mes dy vendeve, me theks në projektet që kanë të bëjnë me sfidat e mjedisit jetësor.

Të ngjajshme

Të fundit