29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

“Korridori 8”, Zekolli-Shaqiri: Po ndërtojmë më shumë se një rrugë, po ndërtojmë urë që na bashkon

Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri e ka quajtur këtë ditë historike për MV, me çrast nisjen e ndërtimit të segmentit të “Korridorit 8”, Gostivar-Bokojçan, informon POPULLI.mk
ZEKOLLI-SHAQIRI:
“Sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut! Me krenari ndaj lajmin për nisjen e ndërtimit të segmentit më sfidues të Korridorit 8, Gostivar-Bokojçan – një projekt që jo vetëm lidh vendin tonë nga lindja në perëndim, por bën realitet ëndrrën e një infrastrukture moderne që përforcon zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Ky projekt jetik është fryt i një bashkëpunimi të fuqishëm mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve tanë nga Bechtel Enka. Korridori 8 është rruga jonë drejt një të ardhmeje ku lidhjet tona kulturore dhe ekonomike forcohen gjithnjë e më shumë.
Po ndërtojmë diçka më shumë se një rrugë – po ndërtojmë një urë që na bashkon, që sjell zhvillim dhe që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm për gjeneratat e ardhshme!” / © POPULLI.mk