30.7 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Lëvizja Populli sot takim me strukturat në komunën e Shutkës

Sonte, në ora 18:00, në ambientet e “Power Cafe” në komunën e Shutkës, do të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes Skender Rexhepi Zejd dhe strukturave të Lëvizjes Populli, informon POPULLI.mk

Ky takim vjen si një pjesë e angazhimeve të Zejdit për të intensifikuar komunikimin me përfaqësuesit e Lëvizjes dhe për të diskutuar për të ardhmen dhe drejtimet strategjike që do të ndjekin në të ardhmen e afërt.

Takimi në Shutkë pritet të sjellë përmbajtje të rëndësishme diskutimi, ku do të trajtohen çështjet kryesore që prekin komunitetin dhe rolin e strukturave të Lëvizjes Populli në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes lokale.

Ky aktivitet është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer mendime dhe për të nxitur një dialog të hapur që synon përforcimin e angazhimit politik. / © POPULLI.mk