Zv.Kryeministri i parë i RMV, Izet Mexhiti ka shpalosur pikat të cilat do të diskutohen në mbledhjen e dy qeverive, RMV – Kosovë, informon POPULLI.mk
MEXHITI:
Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me mbledhje historike në Prishtinë!
Nga kjo mbledhje do të dalin këto vendime tejet të rëndësishme për të gjithë ne:
Protokolli për Pikat e Përbashkëta kufitare në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, apo sistemin one-stop shop, gjë që do ta mundësojë qarkullimin e pandërprerë të qytetarëve vetëm përmes një pike kufitare, pa tollovi dhe që do të çojë drejt zhvillimit ekonomik.
Marrëveshja në fushën e energjetikës për shfrytëzim racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike në rajon.
Marrëveshja në fushën e arsimit që ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, arsimit për të rritur, këmbimin e përvojave dhe gjithë këto procese do të realizohen përmes kontakteve të drejtpërdrejta të institucioneve të arsimit dhe jo vetëm.
Ky është vetëm fillimi, hapat e këtillë historik do t’i vazhdojmë me plot bindje! / © POPULLI.mk
