Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte para mediave tha se VLEN-ni tmerrohet kur bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Çfarë thotë VLEN mos e merrni për bazë sepse për të e rëndësishme është vetëm pushteti. Biles, në momentin që do të përmenden zgjedhjet e parakohshme tmerrohen nga ideja se do ta humbin pushtetin”, u shpreh Sela.
Sela më tej shtoi se tha se me shumë gjasë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.