1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Maqedonci: Partneritet me Turqinë për zhvillimin e fluturakeve pa pilot

Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci, lidhur me vendimin e qeverisë për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilot, tha se është domosdoshmëri, duke pasur parasysh kërcënimet, si dhe sfidat globale të sigurisë.

Maqedonci tha se që nga fillimi i punës së tij, si ministër, është angazhuar për kompletimin e infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet, si dhe sfidat globale të sigurisë, që janë prezentë gjithandej, sidomos në Evropë pas sulmit rus në Ukrainë.

“Sot është domosdoshmëri për të gjitha vendet që të kenë Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim që të krijojnë një qëndrueshmëri në aspektin mbrojtjes, duke pasur parasysh kërcënimet, si dhe sfidat globale të sigurisë që janë prezentë gjithandej, sidomos në Evropë pas sulmit rus në Ukrainë”, tha Maqedonci për RTK.

Ai shtoi se jo vetëm për shkaqe të sigurisë, por edhe si mundësi për zhvillim ekonomik, Ministria e Mbrojtjes është një komponent i rëndësishëm.

Maqedonci tutje tha se për këtë qëllim është paraqitur nevoja për të diskutuar edhe me partnerët strategjikë që, sikundër u shpreh ai, “ka kulmuar sot me nënshkrimin e kryeministrit Kurti për themelimin e Komisionit për Hulumtim e Zhvillim për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit, si dhe për hapjen e laboratorit për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.”

Maqedonci vuri në dukje se Kosova do të prodhojë armë dhe dronë për çka është duke zhvilluar biseda me Turqinë. Ai sqaroi se tashmë fluturaket pa pilotë janë të dëshmuara si efikase në fushëbeteja, veçmas në luftën e Ukrainës.

“Pra është një nevojë e mundësi që të rinjtë tanë të jenë pjesë ë inovacioneve në këtë fushë dhe vendi ynë të jetë një vend, ku mund të jetë potencial për prodhimin e fluturakeve pa pilotë”, tha Maqedonci.

Të ngjajshme

Të fundit