4.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Borrell dhe Lajçak drejt përfundimit të mandateve pa zgjidhje për dialogun

Në maj të vitit 2023, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ishin pajtuar për një gjë të rëndësishme.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dy liderët arritën ujdi për Deklaratën e Përbashkët për Zbardhjen e fatit të personave të pagjetur të zhdukur në luftën e fundit, raporton Klan Kosova.

Me këtë dokument theksohej rëndësia e zgjidhjes së fatit të mbi 1600 personave që vazhdojnë të mbeten në listën e të pagjeturve, kjo për të nxitur pajtim e paqe.

Por, 16 muaj pas kësaj, në BE, që e lehtësuan e ndërmjetësuan deklaratën, thonë se ajo assesi s’po zbatohet.

“Zbatimi i Deklaratës së Përbashkët për fat të keq ende nuk ka filluar. Kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur palët do të pranojnë ose pajtohen në termet e referencës, për Komisionin e Përbashkët. Kjo nuk ka ndodhur dhe e njëjta çështje u diskutua në takimin e fundit të kryenegociatorëve më 24 tetor”, është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ndërkohë, ndërmjetësuesve evropianë në dialogun mes dy shteteve po u përfundon mandati.

Të shtunën, Josep Borrell e ka ditën e fundit të punës në pozitën e shefit të diplomacisë, kurse emisari Miroslav Lajçak, përfundon mandatin më 31 janar, 2025.

Vetë Lajçaku njoftoi të enjten se ishte në Athinë, si pjesëmarrës në një konferencë të organizuar nga qeveria e Greqisë, ku tha se foli për sfidat dhe rreziqet në Ballkan dhe ato që i quajti aspektet e sigurisë të dialogut Kosovë-Serbi. /Klankosova.tv

Të ngjajshme

Të fundit