3.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

11 subjekte politike dhe 606 kandidatë të certifikuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë të subjekteve politike prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në këto 11 subjekte, pjesë ishin Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova Demokratik Turk Partisi, Socijaldemokratska Unija, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Nova Demokratska Stranka, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Drejtori i zyrës për regjistrim certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, ka bërë të ditur se asnjë kandidat i këtyre partive politike nuk bie ndesh me ligjin.

Nga këta kandidat LVV-ja u tha se përmban 69 kandidatë për deputetë burra dhe 41 gra. Derisa PDK dhe LDK përmban 72 kandidatë për deputetë burra dhe 38 gra.

Të ngjajshme

Të fundit