-4.2 C
Skopje
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Turqia përkrah Sirinë / Mesazh i qartë nga Damasku për sovranitetin

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, pas takimit në Damask me liderin e administratës së re siriane, Ahmed al-Sharaa, ka deklaruar se integriteti territorial i Sirisë është i “panegociueshëm”, raporton Anadolu.

“Nuk është koha për të pritur dhe për të parë. Ne duhet të marrim masa. Integriteti territorial i Sirisë është i panegociueshëm, tha Fidan në konferencën e përbashkët për media me al-Sharaa.

Shteti turk, populli turk dhe president Rexhep Taip Erdogan, theksoi shefi i diplomacisë turke, do të qëndrojnë gjithmonë pranë Sirisë dhe popullit sirian.

Duke iu referuar sulmeve të fundit të Izraelit në tokat siriane pas rënies së regjimit të Partisë Baath, Fidan tha se është “absolutisht e papranueshme” të tolerohet që Izraeli të shfrytëzojë situatën aktuale për të pushtuar territoret e Sirisë.

Al-Sharaa, nga ana e tij, tha se në takim me ministrin turk diskutoi të ardhmen e Sirisë. Ai shtoi se Turqia, “vendi mik”, ka qëndruar pranë sirianëve që nga fillimi i revolucionit.

Lideri i administratës së re siriane gjithashtu tha se të vetmit që do të mbajnë armë në Siri do të jetë shteti, duke argumentuar se nuk do të pranohet asnjë grup i armatosur.

Të ngjajshme

Të fundit