Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2022:
– Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëvshjeve të Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”. (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ora 9:30)
– Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
– Fakulteti i Edukimit organizon promovimin e Fjalorit Enciklopedik te Edukimit te autorit Hajrullah Koliqi. (Bibliotkea Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)
– Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me kërkesën e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
– Ushtruesi i Detyrës së Drejtori i Thesarit, Nysret Koca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
– Instituti i Prishtinës për Studime Politike organion tryezën e diskutimit “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës: Sfidat dhe perspektiva”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)
– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Mbahet takimi i 224-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes platformës online Zoom, ora 10:30)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve të pavarur, që i raportojnë Komisionit si AKP; AKRK; ARKEP; ARRU; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:30)
– CHwB Kosova dhe HANDIKOS organizojnë ceremoninë hapëse të projektit ‘Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne’. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 11:00)
– Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën e tij gjatë vitit 2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)
– Nënshkruhet marrëveshje e veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike “Termokos” dhe KfW Kosovo. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:30)
– Këshilli Rinor Kosovar do të hap ekspozitën e cila do të paraqesë një shembull se si duhet të duket një qendër rinore për të rinjtë e komunës së Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, 12:00)
– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Raportin me Rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)
– Ministria e Zhvillimit Rajonal mban konferencen vjetore “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”, e cila ka për qëllim prezantimin e të arriturave të deritanishme në fushën e zhvillimit rajonal gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 18:00).
