2.8 C
Skopje
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Protesta masive në Beograd / Dhjetëra mijëra qytetarë kundër Vuçiçit dhe qeverisë së tij

Dhjetëra mijëra veta u mblodhën ditën e djeshme në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.- Advertisement –

Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad që shkaktoi 15 të vdekur më 1 nëntor.

Revolta e studentëve në Serbi, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në kryeqytetin serb dhe më pas u përhap në më shumë se 50 fakultete të tjera në të gjithë vendin.

Në protestë studentët morën edhe mbështetjen e fermerëve, punonjës të shëndetësisë, artistëve, por edhe banorë të Beogradit dhe qyteteve përreth.

Shkollat ​​në të gjithë Serbinë do të mbyllen për pushimet dimërore një javë më herët se sa ishte planifikuar këtë vit, pasi qeveria e presidentit nacionalist, Aleksandar Vuçiç, kërkon t’i ndalë protestat kundër korrupsionit.

Studentët kërkuan të përcaktohet përgjegjësia dhe të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku ra një strehë dhe vrau 15 persona, si dhe të publikohet i gjithë dokumentacioni për rikonstruksionin e atij stacioni. Një nga kërkesat është gjithashtu gjetja e autorëve të sulmeve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave ku ata morën pjesë më herët.

 

Burimi / © SYRI.net

Të ngjajshme

Të fundit