Tetë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 41-të të Gjykatës kushtetuese.
Parashtruesit e nismës konsiderojnë se me dispozitën e kontestuar bëhet diskriminim dhe shkelet sundimi i së drejtës ndaj të punësuarve tek shfrytëzuesit buxhetor nga pushteti qendror të cilët kanë punuar në organet dhe strukturat për menaxhim me instrumentin për ndihmë inkuadruese IPA, ndërkaq të cilët të drejtën e rrogës nuk e realizojnë nën kushte dhe kritere të caktuara me Ligjin për nëpunës administrativ. Kështu, të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët punojnë në strukturat për menaxhim me instrumentin për ndihmë inkuadruese IPA të drejtën e rrogës e realizojnë sipas Ligjit për punë të brendshme, të punësuarve në Drejtorinë e doganave sipas Ligjit për Drejtorinë e doganave, të punësuarve në Drejtorinë për të ardhura publike sipas Ligjit për Drejtorinë e të ardhurave publike etj.
Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, janë edhe nismat e parashtruara për nene të Ligjit për falimentim në pjesën: “Kreditori i cili është udhëzuar në seancë është përgjegjës për dëmin që mund të shkaktohet me udhëheqjen e seancës nëse kërkesa paditëse refuzohet si e pabazë”, për Ligjin për mediacion, si dhe për Rregulloren për mënyrën e vlerësimit zyrtar të personelit aktiv ushtarak, personelit aktiv rezervë dhe për oficerët përkatësisht nënoficerët dhe ushtarët në përbërjen rezervë të Armatës së RMV-së, mënyrën e udhëheqjes së evidencës së nevojshme për vlerësim zyrtar dhe llojet e formularëve të listës vlerësuese.
