Më 26 dhjetor në Teatrin e Gjilanit luhet premierë shfaqja “Planeti i Gjelbër”, më fillim nga ora 12:00.
Shfaqja është në Teatrin Magjik të Fëmijëve dhe autore e shfaqjes Arife Haliti, me regji të Natyrë Kallabes.
Aktorë: Gëzim Bucolli, Qëndrim Kqiku, Kreshnik Berisha, Kenan Gurgurovci.
Rreth shfaqjes:
Një shkencëtar bashkë me dy fëmijë kurreshtar vihen para një detyre të madhe. Ta shpëtojnë planetin nga ndotja e ajrit. E gjitha vjen përmes tregimit fantastik të narratorit të shfaqjes.
Super heronjtë po vijnë në Teatrin e Gjilanit. Përgatituni për një udhëtim të jashtëzakonshëm fëmijë.
Shfaqja rekomandohet për fëmijët e shkollës fillore nga klasa e I-rë deri në klasën e V-të.