23.2 C
Skopje
E enjte, 13 Gusht, 2026

Zekolli-Shaqiri: Rruga Tetovë-Prizren, hap kyç drejt lidhjes më të mirë mes dy vendeve

Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar për hapat konkretë në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, një projekt me rëndësi strategjike për qeverinë.

E shoqëruar nga ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, drejtori i NPRSH Koce Trajanovski dhe zëvendësdrejtori Nazim Taipi, Zekolli zhvilloi një vizitë në Prizren për të parë nga afër punimet së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Liburn Aliu.

“Rruga Tetovë-Prizren do të përmirësojë ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve, duke përfshirë një tunel prej 6.4 kilometrash që do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Ky projekt pritet të ketë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit, duke krijuar mundësi të reja për turizmin dhe biznesin”, ka shkruar Zekolli.