4.8 C
Skopje
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Luan Krasniqi: Albin Kurtit i duhen edhe 4 vjet, fitorja arrihet me këmbëngulje

Ish-kampioni i njohur i boksit, Luan Krasniqi, ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke bërë një krahasim inspirues mes ringut të boksit dhe sfidave politike, informon POPULLI.mk

“Mike Tyson, Muhammad Ali, Lennox Lewis, po edhe unë nuk fituam me një raund, por me punë, disiplinë dhe vendosmëri. Në boks dhe në jetë, vetëm ai që lufton deri në fund del fitues. Dhe pikërisht këtë e ka bërë Albin Kurti për Kosovën”, – tha Krasniqi.

Ai theksoi se Kryeministri Kurti ka luftuar për katër vite për forcimin e shtetit, duke sjellë ndryshime të rëndësishme për vendin. Por sipas tij, sfida nuk ka përfunduar ende:
“Një ndeshje nuk mbaron në mes. Për ta çuar Kosovën deri në fitore, Albin Kurtit i duhen edhe katër vjet të tjera. Dhe pse jo, pastaj edhe katër të tjera – si në kampionatet botërore, 12 raunde deri në fitore!”

Në fund, Krasniqi i drejtoi një urim të sinqertë Kryeministrit Kurti:
“I nderuar Kryeministër, ju uroj suksese! Vetëm përpara!”

Ky mesazh i boksierit të njohur reflekton jo vetëm mbështetje politike, por edhe frymëzim për këmbëngulje dhe besim në fitore, si në sport ashtu edhe në jetën publike. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit