6.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

LSDM akuzon VMRO-DPMNE për nepotizëm: E gjithë familja Andonovski në poste kyçe

LSDM në një kumtesë për media kërkon që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet të veprojë për rastin Andonovski.

Nga LSDM thonë se babai i ministrit të Transformimit Digjital, Ljupço Andonovski, është këshilltar në Qeveri.

“Gjithashtu vëllai i ministrit, Igor Adnonovski, është shef i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Pra e gjithë familja, njëri vëlla ministër, vëllai tjetër shef i ASK-së dhe babai këshilltar qeveritar. A është ky “departiizimi” që premtoi VMRO-DPMNE? Ky është “sistemi i meritave” që shpallnin?”

“Jo, kjo është dëshmi e qartë e nepotizmit, konfliktit të interesit dhe abuzimit të institucioneve shtetërore për qëllime partiake dhe personale. Ndërkohë që mijëra qytetarë të rinj dhe të aftë po largohen nga vendi në kërkim të punës, postet qeveritare janë të rezervuara vetëm për të afërmit e zyrtarëve aktualë dhe ish-VMRO-DPMNE. A do të reagojë Komisioni Kundër Korrupsionit ndaj skandaleve të VMRO-DPMNE-së? Maqedonia duhet të jetë shtet i drejtë dhe ligjor – jo shtet i nepotizmit dhe korrupsionit!”, thonë nga LSDM.

Të ngjajshme

Të fundit