0.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

(FOTO) Prurjet e reja të Taravarit rrezikojnë largimin e strukturës së vjetër në ASH!

Që nga marrja e pozitës së U.D. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk u ndal duke sjellë fytyra të reja në parti. Deri tani ASH-ja është bërë me 13 figura të cilat më herët nuk janë parë në këtë parti. Personalitete të fushave të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut në vend dhe jashtë Maqedonisë së Veriut.

A po largohen strukturat e vjetra të ASH-së, ata të cilët ish-kryetari i partisë Ziadin Sela i kishte pranë vetes dhe nuk arriti të korrë asnjë fitore të vetme? Kryetari aktual i ASH-së, Taravari duket se ka mësuar nga gabimet e bëra më parë ku fjalën kryesore në parti e kishte Sela!

Çfarë do të ndodhë me strukturën e vjetër, a po i largon një nga një Taravari apo do t’i mbajë afër vetes vetëm si aktivistë të partisë? Mbetet të shihet në të ardhmen e afërt se për çfarë po i përgatit Taravari figurat e reja, apo mos ndoshta hyrja në Qeveri ka bërë që partia më e madhe opozitare shqiptare në RMV të ndërrojë qëndrimin e saj sa i përket kritikave ndaj Qeverisë aktuale.

Rikujtojmë se Arben Taravari ishte ai i cili doli me moton “Shumicë e re 61” së bashku me Mickoskin, Apasievin e figura tjera politike për ta rrëzuar këtë Qeveri në të cilën me një këmbë është brenda e me njërën këmbë jashtë!

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt. A do ta mbajë frontin opozitar Aleanca për Shqiptarët apo do të bëhet parti qeveritare!

Të ngjajshme

Të fundit