0.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Kasami emëron Hakim Sumën drejtor të departamentit të Shëndetësisë

Me pëlqim të kryetarit Bilall Kasami dhe me pajtueshmërinë e anëtarëve të kryesisë qëndrore, Hakim Suma do të jetë Drejtor i departamentit të Shëndetësisë.
Hakim Suma është i lindur në Shkup, në vitin 1984. Ai shkollën e mesme e kreu në SHMSHM “Pance Karagjozov” në Shkup, ndërsa studimet e mjekësisë së përgjithshme i vazhdoi në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, në Shkup. Po ashtu, Hakim Suma ka kryer edhe shkollimin për officer shëndetësor në Stamboll të Turqisë. Jeta akademike e Hakim Sumës është e pasur, ai gjithashtu vazhdoi studime studimet universitare deridiplomike në Fakultetin Juridik në Univesitetin Shtetëror të Tetovës – programi studime të drejtesisë, ndërsa kreu specializimin për Drejtësi në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Amerikan të Europës “FON” në Shkup.
Hakim Suma momentalisht është i punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjise pranë Qendrës Klinikale ‘’Nënë Tereza”, si dhe është Udhëheqës i departamentit për punë juridike dhe administrative-teknike. Haki Suma është edhe nënkryetar i Shoqatës së juristëve në shëndetesi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Hakim Suma është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Të ngjajshme

Të fundit