29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Kadriu: Figura të caktuara brenda VLEN po shpenzojnë kohë me të kaluarën

Besa Kadriu ka shprehur kritika ndaj ish-partiakëve të saj, duke theksuar se persona të caktuar brenda VLEN-it po merren me veprimtarinë e një figure politike, pavarësisht se ai ka pasur ideologji dhe mision të qartë politik. Sipas saj, tani që VLEN është në pushtet, duhet të sjellë ndryshime përmes veprave konkrete.

E pyetur nëse VLEN po fokusohet më shumë në të kaluarën sesa në veprimet e tanishme, Kadriu nuk e mohoi, por theksoi se bëhet fjalë për “figura të caktuara”.

“Marrin me orë të tëra duke u marrë me veprimtarinë e një figure politike që ka kryer misionin e tij. Ai ka pasur ideologji dhe subjekt politik të cilit i ka qëndruar besnik. Tani që e keni pushtetin, bëjeni ndryshimin me vepra konkrete, me një strategji të qartë dhe veprime praktike.”

– Po thoni se VLEN po merret me të kaluarën dhe nuk po bën asgjë?
– Figura të caktuara!

 

 

Burimi / tv21