35.8 C
Skopje
E diel, 23 Gusht, 2026

Zekolli-Shaqiri pjesëmarrëse në konferencën “Inception Workshop – GEF Drin Project”

Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri mori pjesë në konferencën “Inception Workshop – GEF Drin Project”.

“Kënaqësi që sot, bashkërisht me homologë nga vendet fqinje ku kalojnë lumenjtë Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, mora pjesë në konferencën “Inception Workshop – GEF Drin Project”, duke përfaqësuar Ministrinë e Transportit të RMV-së.

Ky projekt luan një rol kyç në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në pellgun e Drinit, një arterie natyrore që lidh Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Falënderoj organizatorët për pritjen dhe organizimin e shkëlqyer, UNEC dhe UNDP për rolin kyç që luajnë, si dhe Zëvendësministrin e Turizmit dhe Ekologjisë së Shqipërisë z. Sofjan Jaupaj për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në këtë proces të rëndësishëm!”, u shpreh Zekolli-Shaqiri.