26.1 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

AlternAtivA përgënjeshtron Taravarin: Nuk kemi komunikim me BDI-në e “listës së zezë”

AlternAtivA ka deklaruar publikisht se nuk ka asnjë lloj komunikimi me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj, as në nivel institucional, as në ndonjë kanal tjetër.

Në një njoftim zyrtar, AlternAtivA thekson se nuk sheh asnjë arsye për të bashkëpunuar me një parti të regjistruar në listën e zezë amerikane, e cila, sipas saj, do të mbahet mend për korrupsion, krim dhe abuzim me pushtetin.

Duke riafirmuar qëndrimin e saj për moralin e ri politik dhe vendosjen e standardeve të reja, AlternAtivA thekson se koalicioni VLEN është ndërtuar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në mënyrë dinjitoze dhe për të afirmuar vlerat e vërteta politike.