26.1 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

10 muaj në Qeveri, shqiptarët pyesin se ku janë rezultatet e VLEN-it?

Taravari nxori të palarat brenda koalicionit VLEN.

Shkruan POPULLI.mk

Në një situatë ku pritshmëritë ishin të larta, koalicioni VLEN po përballet me sfida të brendshme dhe pakënaqësi të thella. Deklaratat e fundit të Arben Taravarit kanë nxjerrë në pah përçarjet dhe mungesën e harmonisë brenda koalicionit, duke konfirmuar atë që shumëkush e kishte dyshuar, mosmarrëveshjet dhe interesat e ngushta po e dëmtojnë funksionimin e qeverisjes.

Tash e 10 muaj në Qeveri, 70% nuk janë të kënaqur sipas ministrit Arben Taravari.

Sipas statistikave që i dha ministri Arben Taravari, 70% nuk janë të kënaqur me performancën e VLEN-it në qeveri. Premtimet për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz mbeten ende të parealizuara, ndërsa qytetarët ndihen të zhgënjyer nga mungesa e rezultateve konkrete.

Mungon harmonia brenda koalicionit VLEN.

Zërat e brendshëm të koalicionit flasin për një bashkëpunim të vështirë dhe një mungesë të theksuar të koordinimit. Përplasjet mes liderëve dhe mospajtimet mbi politikat kyçe kanë krijuar një klimë tensioni, duke reflektuar drejtpërdrejt në vendimmarrje dhe qeverisje.

Keq-qeverisja ka bërë që të shtohet presioni nga aktivistët dhe ata që besuan në “ndryshimin e madh”.

Mbështetësit e dikurshëm të VLEN-it tashmë po shprehin hapur zhgënjimin e tyre. Aktivistët dhe votuesit që besuan në vizionin e “ndryshimit të madh” tani po kërkojnë llogari, duke e bërë të qartë se durimi i tyre është në fund.

Çfarë përfituan shqiptarët nga VLEN në këto 10 muaj, përveç premtimeve të kota?!

Përkundër retorikës së fuqishme gjatë fushatës, realiteti për shqiptarët mbetet i njëjtë. Punësimet e premtuara, përfaqësimi i drejtë dhe reformat e mëdha vazhdojnë të mbeten në letër, ndërsa qytetarët po pyesin veten se a ishte vërtet VLEN një alternativë për ndryshim, apo thjesht një zhgënjim tjetër politik? / © POPULLI.mk