3.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Grubi: Halili dhe “Jetimat e Ballkanit” janë arsye e gëzimit të shumë familjeve

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka marrë pjesë në shënimin e 13 vjetorit të funksionimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” të udhëhequr nga humanisti i mirënjohur, Halil Kastrati.

Grubi nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se veprimtaria humanitare e kësaj shoqate që ka nxitur solidaritetin ndërnjerëzor.

Sipas tij, kjo shoqatë ka qenë arsye e gëzimit të shumë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë në shënimin e 13 vjetorit të funksionimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” të udhëhequr nga humanisti i mirënjohur, Halil Kastrati.
Veprimtaria humanitare e kësaj shoqate që ka nxitur solidaritetin ndërnjerëzor ka qenë arsye e gëzimit të shumë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Shqipëri.
Shpreha respekt dhe mirënjohje ndaj punës së palodhshme të kësaj shoqate dhe të gjithë donatorëve që falë një bashkëpunimi fisnik edhe këtë fundvit do të bëjnë me kulm mbi kokë 113 familje të reja.

Të ngjajshme

Të fundit