Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka riafirmuar sot qëndrimin e saj për formimin e një qeverie opozitare.
Sipas kësaj partie, një qeveri e opozitës është alternativa më e mirë për Kosovën.
“Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie opozitare, si alternativa më e mirë për vendin”, thuhet në njoftimin e AAK-së pas mbledhjes së mbajtur nga kryesia e saj.
Tutje është thënë se në këtë mbledhje janë diskutuar zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale në tetor.
