3.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Mariçiq: Zgjedhje vetëm pas ndryshimeve Kushtetuese

“Më mirë është të punohet në ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj të diskutohen të gjitha çështjet tjera gjatë zgjedhjeve dhe të mbahet përkushtimi strategjik, sepse qytetarët duan të jenë në BE dhe Mickoski nuk duhet ta neglizhojë këtë”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri çështje evropiane, Bojan Mariçiq për Televizionin Sitel.

“Nuk mund të hyjmë në BE ekskluzivisht me kushtet tona dhe se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të rrezikojë në asnjë mënyrë identitetin tonë. Nëse i shikojmë gjërat në mënyrë racionale, përfitimet e procesit të integrimit evropian janë shumë më të mëdha sesa përfshirja e tre komuniteteve të tjera në Kushtetutë. Ajo që na intereson dhe na udhëzon në marrjen e vendimeve është dëshira e qytetarëve për të qenë shtet anëtar në BE”, theksoi Mariçiq. (INA)

Të ngjajshme

Të fundit