Më 13 janar të vitit 2021, ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, publikoi një video 3D që premtonte ndërtimin e parkingjeve në kate në Çair, projekt ky që sipas tij realizohej në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, informon POPULLI.mk
Sot, katër vite më vonë, ky projekt mbeti vetëm një video e bukur dhe premtim bosh. Asnjë garazh, asnjë parking në kate – vetëm zhgënjim.
Çairi sot përballet me një krizë serioze të parkimit. Banorët vuajnë çdo ditë për një vend të lirë, ndërsa institucionet që premtuan zgjidhje, zgjodhën propagandën.
Premtimet e rrejshme kanë një afat skadence – dhe ky afat ka kaluar. / © POPULLI.mk
https://www.facebook.com/watch/?v=2836774849898707




