Pas vendimit të krahut të udhëhequr nga Arben Taravari në Aleancën për Shqiptarët që të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë në zgjedhjet lokale, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se do të kërkojnë nga kryeministri Hristijan Mickoski që të rishqyrtohet marrëveshja e koalicionit VLEN në kuadër të qeverisë, informon POPULLI.mk
“Ne kur jemi futur në qeveri si koalicion VLEN, kemi pasur një marrëveshje me kryeministrit, atëherë mandatarin e qeverisë, sigurisht që në rrethanat e reja të krijuara, ne do të kërkojmë nga kryeministri të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion, tash pjesa tjetër mbetet të diskutohet se si do të vazhdojë më tutje formati i qeverisë, por ne sigurisht si VLEN, do të kërkojmë që të ulemi dhe të bisedojmë edhe njëherë për pozicionet tona në qeveri”, ka thënë Kasami. / © POPULLI.mk




