8.8 C
Skopje
E premte, 20 Mars, 2026

Krasniqi: Ora për qeveri të re ka nisur – Bedri Hamza gati për të marrë drejtimin

Pas betimit të deputetëve dhe dështimit që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare , Partia Demokratike e Kosovës në një deklaratë duke thënë se është e gatshme që të marrë përgjegjësi për të formuar qeveri të re.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti, garantuese e rendit kushtetues dhe zë i fuqishëm i interesit qytetar. E përkushtuar ndaj demokracisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit, PDK mbetet e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie të re profesionale, me Kryeministër Bedri Hamzën, dhe me objektiva të qarta për të kthyer shtetin në binarët e duhur të zhvillimit dhe integrimit – në rast se mandatari i parë dështon në sigurimin e shumicës parlamentare, siç u dëshmua qartazi edhe sot”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Facebook nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ora për themelimin e institucioneve të reja të Republikës ka nisur. Përgjegjësia e parë, por jo e përhershme, bie mbi koalicionin VV-Guxo-Alternativa, i cili duhet ta trajtojë këtë moment me seriozitetin që kërkon situata politike dhe nevoja e vendit për stabilitet”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Sa i përket votimit të raportit të Komisionit Verifikues për kuorum dhe mandate, pas dy dështimeve, PDK-ja ka thënë se me votën pro ka kontribuuar “në tejkalimin e një ngërçi të panevojshëm parlamentar”.

Sipas PDK-së, komisioni e ka pranuar kërkesën për të përfshirë në procesverbal dorëheqjet individuale të kryeministrit dhe ministrave.

Të ngjajshme

Të fundit