Në skenën politike të Çairit, BDI gjendet sot përballë një zgjedhjeje të qartë mes Abdul-Selam Selamit – një frymë e re, një shpresë për rininë, një model modestie, humanizmi dhe guximi – dhe Bujar Osmanit, një figurë që prej shumë vitesh mban poste, por pa lënë pas asnjë gjurmë të qëndrueshme në shërbim të komunitetit, shkruan POPULLI.mk
Abdul-Selam Selami mishëron dëshirën e gjeneratave të reja për ndryshim, me një qasje të pastër, të ndershme dhe të përkushtuar ndaj njerëzve. Ai është shembulli i politikanit që nuk sundon, por shërben – që nuk premtom për pushtet, por vepron për të mirën e përbashkët.
Në anën tjetër, Bujar Osmani përfaqëson lodhjen e një politike të konsumuar, të cilës koha i ka mbaruar. Me mbi 15 vite karrierë në krye të institucioneve më të rëndësishme, ai nuk ka arritur të lërë asnjë trashëgimi të prekshme për qytetarët e tij, duke u bërë simbol i një pushteti që jeton për vete dhe jo për popullin.
Koha në Çair është për një kthesë të madhe, për të zgjedhur vitalitetin mbi lodhjen, shpresën mbi zhgënjimin dhe veprën mbi fjalët boshe. Abdul-Selam Selami është përgjigja e një shoqërie që kërkon të ringjallet, të rinovohet dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë. / © POPULLI.mk




