25.8 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

A po përçahet Dega e BDI-së në Çair? Selami me përkrahje, Osmani ngul këmbë për kandidaturë

Në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair po ziejnë tensione të mëdha, teksa procesi për zgjedhjen e kandidatit për kryetar komune po kthehet në arenë përplasjesh të brendshme, informon POPULLI.mk. 

Burime brenda strukturës lokale bëjnë të ditur se shumica e anëtarësisë dhe aktivistëve i japin përkrahje të fuqishme Abdulselam Selamit, duke e parë atë si figurën më të përshtatshme për të përfaqësuar BDI-në në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Megjithatë, ish-Ministri i Jashtëm Bujar Osmani duket se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet për të kandiduar vetë për Çairin, duke e kthyer këtë përballje në një betejë mes dy krahëve të fuqishëm brenda partisë.

Sipas burimeve, përplasja mund të marrë përmasa përçarëse dhe të çojë në shpartallimin e degës nëse nuk gjendet një zgjidhje e balancuar. Krahu i Selamit e kundërshton hapur idenë që Osmani të jetë “i pari gjithkund”, siç e quajnë ata, duke kërkuar që zëri i bazës të dëgjohet dhe të respektohet.

Situata mbetet e tensionuar dhe zhvillimet në ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për fatin e unitetit në këtë degë të rëndësishme të BDI-së. / © POPULLI.mk