25.8 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Rruga Sllupçan–Orizarë drejt rikonstruktimit: Kaltrina Z. Shaqiri inspekton nga afër projektin në Likovë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Z. Shaqiri, së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, kanë inspektuar punimet për rikonstruktimin e rrugës Sllupçan–Orizarë, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë zonë, informon POPULLI.mk. 

Rruga, me një gjatësi prej rreth 3 kilometrash dhe gjerësi prej 5 metrash, nuk është rikonstruktuar që nga vitet 1998/99. Me një buxhet prej 570.000 euro, ky projekt financohet nga thirrja e parë e Qeverisë për komunat, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Zëvendësministrja Shaqiri theksoi se ky investim është një dëshmi konkrete se fondet publike po orientohen drejt zonave me nevojë të theksuar për zhvillim infrastrukturor, duke përmirësuar drejtpërdrejt jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Vazhdojmë me përkushtim për të ndërtuar më shumë, më mirë dhe më drejt”, deklaroi ajo. / © POPULLI.mk