Shkruan Hamzi Ibraimi
Për ta dashur shtetin dhe atdheun, për të punuar me nder dhe krenari, duhet marrë si shembull lideri i shtetit turk, Rexhep Tajip Erdogan!
H.I.
TĂ« shkruash pĂ«r njĂ« lider shekullor, Ă«shtĂ« sa privilegj po ashtu edhe pĂ«rgjegjĂ«si. NdĂ«rsa unĂ« nĂ« kĂ«tĂ« shkrimin tim kam vendosur qĂ« tĂ« shkruaj pĂ«r liderin e pathyer, udhĂ«heqĂ«sin e RepublikĂ«s sĂ« TurqisĂ«, Rexhep Tajjip Erdogan. Erdogan lindi mĂ« 26 shkurt, 1954 nĂ« zonĂ«n Kasim Pasha tĂ« Stambollit. Ai kaloi njĂ« pjesĂ« tĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« sĂ« tij nĂ« Rize – njĂ« qytet nĂ« bregdetin turk tĂ« Detit tĂ« Zi nĂ« verilindje tĂ« vendit. ShkollĂ«n fillore e kreu nĂ« Kasim Pasha “Piyale”, ndĂ«rsa shkollĂ«n e mesme e vazhdoi pĂ«r Imam Hatib nĂ« Stamboll. Rexhep Tajjip Erdogan nĂ« fĂ«mijĂ«rinĂ« e tij ishte i dhĂ«nĂ« pas futbollit dhe pas disa viteve ai bĂ«ri njĂ« karrierĂ« tĂ« bujshme nĂ« kĂ«tĂ« sport. NdĂ«rmjet viteve 1969 dhe 1982 luajti pĂ«r njĂ« ekip lokal por pas disa viteve ai u transferua nĂ« disa klube tĂ« tjera. QĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« re ai u pĂ«rfshi edhe nĂ« skenĂ«n politike tĂ« TurqisĂ«. KarrierĂ«n e tij e nisi duke u zgjedhur si kryetar i degĂ«s sĂ« rinisĂ« pĂ«r partinĂ« islamike “Partia KombĂ«tare e ShpĂ«timit”.Pastaj Erdogan u rreshtua pas kryeministrit tĂ« atĂ«hershĂ«m tĂ« TurqisĂ«, tĂ« ndjerit Nexhmedin Erbakan. Tri vite mĂ« vonĂ« u themelua edhe “Partia e MirĂ«qenies” (Refah Partisi), ku nĂ« vitin 1984, Erdogan u bĂ« kryetar i departamentit tĂ« saj nĂ« rrethinĂ«n e BeyoglusĂ«. Po ashtu, Erdogan nĂ« vitin 1994 u zgjodh krye-bashkiaku i Stambollit dhe gjatĂ« detyrĂ«s sĂ« tij ai u tregua i zgjuar dhe i suksesshĂ«m deri nĂ« momentin kur do tĂ« ndryshojĂ« shumĂ« jeta e tij. NĂ« dhjetor tĂ« vitit 1997, Erdogan u dĂ«nua me disa vite burg vetĂ«m pse lexoi disa vargje nga vepra e poetit osman Zija Gekalpa:
Bajonetat tona janë minaret,
helmetat tona janë kubetë,
kazermat tona janë xhamitë,
ushtarët tanë janë besimtarët.
Ky arrestim i solli fat duke u bërë kandidat për kryeministër i vendit e pastaj duke kaluar si president i shtetit. Pas vitit 2014 Rexhep Tajjip Erdogan u bë edhe zyrtarisht president i vendit (shtetit). Gjatë gjithë viteve të udhëheqjes së tij, ai i ka bërë ballë shumë atentateve, tradhtive dhe sulmeve të ndryshme si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit (nga shtetet armike), nga armiqtë e fshehur por edhe ata të hapur, duke organizuar sulme të ndryshme terroriste në vend, duke organizuar protesta si ajo e Parkut Gazi, duke sulmuar ekonominë turke, si dhe së fundi më 2016 kur u mundua të bëhej grushti i shtetit, të cilin organizata FETO në mënyrë tinëzare donte që ta rrëzojë presidentin e vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, por zgjuarsia e Rexhep Tajjip Erdoganit dhe ekipit të tij bëri që ky grusht shteti të dështojë.
Ajo organizatë dhe njerëzit e përfshirë brenda saj edhe sot e kësaj dite në mënyra të ndryshme janë duke bërë çmos që Turqinë dhe presidentin e vendit mos ta lënë të qetë. Por, presidenti i shtetit turk, në mënyrë jashtëzakonisht të mirë diplomatike dhe me këmbëngulje është duke zhvilluar të gjitha planet për një Turqi të suksesshme. Duke e ditur se Turqia në vitin 2002 ishte në një krizë të thellë ekonomike, infrastrukturore dhe shëndetësore, me përkushtim në punë dhe me planet e tyre për një Turqi të re, ata ndërtuan rrugë, shkolla dhe spitale, duke u mundësuar të gjithë banorëve kushte të mirëfillta në shëndetësi e arsim.
Ai udhëheqës po ashtu është duke bërë investime jashtëzakonisht të mëdha në përforcimin e shtetit në aspektin ushtarak dhe teknologjik.
Erdogani dhe shqiptarët
Siç dihet, Erdogan ka një lidhje të veçantë me popullin shqiptar, duke mos harruar se vetë ai ka deklaruar se është kujdesur edhe nga një plakë shqiptare në fëmijërinë e tij. Çështjen e shqiptarëve ai e ka pikën më të ndjeshme të tij. Gjatë udhëheqjes së tij ka treguar gatishmëri duke ndihmuar shtetin shqiptar për çdo gjë që ka pasur nevojë duke bërë investime të ndryshme si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë.
Erdogan këto dy shtete i ka ndihmuar edhe me ndihma në aspektin ushtarak. Rexhep Tajjip Erdogan është mik dhe vëlla i shqiptarëve dhe e them këtë sepse në çdo vështirësi çdoherë e kemi afër. Po ashtu, kryekëshilltarin kryesor të kabinetit të tij e ka shqiptar që shtetet e tjera që hiqen si “miq” me ne nuk kanë asnjë e as nuk do të kenë.
Investimet e Republikës së Turqisë në Shqipëri dhe Kosovë
Investimet nga ana e shtetit turk në Republikën e Shqipërisë janë më shumë se 400 kompani turke që veprojnë atje në fushën e energjisë, minierave, telekomunikacionit, tekstileve, sistemit bankar, logjistikë dhe shëndetësi. Numri i të punësuarve në to arrin më shumë se 15 mijë vetë. Nuk duhet të harrojmë se Turqia është një prej shteteve me praninë më të madhe të investimeve në Kosovë. Po ashtu, ai është një ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008. Turqia nëpërmjet “Odës Tregtare Kosovare-Turke” ka bërë investime të mëdha në Kosovë. Ndërkohë që investimet nga Turqia janë të orientuara në ekonomi, ato hapin vende pune dhe bëjnë gjenerim ekonomik. Duke e mbyllur këtë shkrim, dua t’i lutem Zotit që t’i japë jetë të gjatë dhe shëndet presidentit të Republikës së Turqisë, duke e falënderuar për çdo gjë që ka bërë dhe do të bëjë për popullin mik të tij, për shqiptarët!