23.8 C
Skopje
E martë, 6 Maj, 2025

(VIDEO) Njihuni me “Maradonën e vogël” që po lind në “La Masia”!

Akademia legjendare e Barcelonës, La Masia, vazhdon të prodhojë talente që mahnitin botën e futbollit. Në mesin e brezit të ri, po spikat një emër që po bën shumë zhurmë në radhët e të rinjve, Adam Qaroual, informon POPULLI.mk

https://www.youtube.com/watch?v=-GcOJ03HRt8

Ky djalosh i ri është cilësuar si një ndër talentët më premtues të akademisë katalanase, dhe jo pa arsye. Stili i tij i lojës sjell menjëherë ndër mend legjenda si Diego Maradona dhe Lionel Messi — me këmbë të shpejta, driblim marramendës dhe aftësi për të kaluar kundërshtarët sikur të mos ishin aty.

Në çdo ndeshje, Adam Qaroual po i lë të gjithë me gojëhapur, ndërsa në Barcelonë po rritet ndoshta një tjetër magjistar i topit që shumë shpejt mund ta shohim në fushat e mëdha të Evropës. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit