6.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Qytetarët ankohen, kafja është bërë luks

Në Shkup çmimi i kafes po shkon duke u rritur. Tani një kafe kushton 80 deri në 100 denarë ndërsa më vonë do të rritet edhe më tepër.

“Një pjesë e madhe e qytetarëve preferojnë që ditën ta fillojnë me një gotë kafe. Megjithatë, rritja e çmimit të kafesë mund të ndryshojë rutinën e tyre të mëngjesit pasi me çmimet e fundit, në Shkup një kafe shkon deri në 80 denarë kurse tendencat janë që të ketë rritje të vazhdueshme”

Qytetarët thonë se kafeja po shndërrohet në luks.

“Përfundimisht, shumë është rritur çmimi, unë përdori aparat për kafe dhe shumë janë shtrenjtuar edhe kapsulat. Unë nuk pi aq shpesh megjithatë kur dal me shoqet, përfundimisht e vërejta që është rritur çmimi. Nuk është në rregull, kafeja po shndërrohet në luks për njerëzit”.

“Normalisht, do të blejmë diçka më pak, diçka më shumë, varësisht çka na konvenon. Mendoj që nuk do të reduktojmë konsumimin e kafesë”.
“Nuk është rritur vetëm çmimi i kafesë por i gjithçka tjetër. Do pimë aq sa pihet, nga një në ditë”.

“E dimë, gjithçka është shtrenjtuar. Çka të bëjmë, po shtrenjtohen, vështirësohet jeta çdo ditë. Në qoftë se nuk e blen, nuk do e pish, në qoftë se nuk ke para”.

“Shtrenjtë është, por nuk ka nevojë as të pimë kafe, blejë te shpija, pije dhe kjo është”.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve të gastronomisë për një vit është rritur për 18 për qind ndërkaq raporti i Eurostatit tregon që edhe në shtetet e Bashkimit Evropian, çmimi i kafesë ka pësuar rritje për 17 për qind.

Të ngjajshme

Të fundit