17.4 C
Skopje
E shtunë, 4 Korrik, 2026

Zgjedhjet e 11 Majit: Deri në orën 13:00, pjesëmarrja arrin 26.27%

Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përbërjen e re të Parlamentit. Mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 26.27%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.

Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.