14.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Haradinaj: Në pritje të vendimit të Kushtetueses për seancat e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke pritur që këto ditë të Gjykata Kushtetuese të japë vlerësimin për kushtetutshmërinë e zhvillimeve gjatë seancave në Kuvend.

“Aktualisht ne jemi në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, për kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seanca”, ka theksuar Haradinaj, para fillimit të vazhdimit të 15-të seancës konstitutive.

Për takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, ai ka thënë se do të marrin pjesë dhe se nëse kanë ndonjë sugjerim do ta japin.

 

Burimi / Koha.net

Të ngjajshme

Të fundit