5.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

10 fluturime janë anuluar në Aeroportin e Shkupit!

Për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit, në Aeroportin e Shkupit nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme deri sot me 3 janar, në orën 09:00, janë anuluar 10 fluturime, ndërsa tre janë riorientuar, njoftojnë nga TAV Maqedoni, nga ku theksojnë se pas orës 9:00 nuk ka pasur fluturime të anuluara.

Sipas rregullave të transportuesve ajrorë për situata të këtilla, thekson TAV Maqedoni, kanë organizuar transport dhe akomodim në hotel për udhëtarët nga këto fluturime, përcjell TV21. Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me fluturimet e anuluara, udhëtarët janë të udhëzuar të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore.

“I udhëzojmë pasagjerët të ndjekin faqen tonë të internetit: skp.airports.com.mk, në pjesën Fluturime (Nisje/Mbërritje), ku ndryshimet e mundshme në orarin e rregullt të fluturimeve përditësohen në kohë reale, pasi ne i marrim informacionet në sistemet tona”, thuhet mes tjerash në njoftimin e TAV Maqedoni për gjendjen në aeroportin e Shkupit si pasojë e mjegullës.

Nga TAV theksojnë se nëse pasagjerët shtesë duan të dinë të drejtat e tyre si udhëtarë, udhëzohen të kontaktojnë Agjencinë e Aviacionit Civil, në faqen e së cilës janë të përcaktuara rregullat dhe kushtet: https://www.caa.gov.mk/.

Të ngjajshme

Të fundit