3.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Satelitët “Albania 1 dhe 2” lëshohen në hapësirë (FOTO)

Këto janë pamjet e lëshimit të dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 në hapësirë.


Nisja e tyre u bë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida nëpërmjet raketës Falcon 9, të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex.

Lajmin e konfirmoi edhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor i cili njoftoi nisjen e dy satelitëve.

Lidhur me këtë reagoi edhe kryenminsitri Edi Rama, i cili e cilësoi lëshimin e satelitëve si një premtim të mbajtur.

“Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”,tha kryeministri Edi Rama

Kontrata e Shërbimit Satelitor u nënshkrua në fund të muajit Shtator të vitit 2022.

Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Kohëzgjatja e përdorimit të satelitëve do të jetë për një periudhë 3-vjeçare dhe ato do t’i kushtojnë buxhetit të shteti 6 milionë dollarë .

Kryeministri Edi Rama, më herët lëshimin e dy satelitëve në hapësirë e ka cilësuar si një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, dhe në funksion të luftës kundër korrupsionit.

Të ngjajshme

Të fundit