Dalja e Arben Taravarit nga Qeveria duket se ka shënuar jo vetëm një ndryshim kursi politik, por edhe një afrim të dukshëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, informon POPULLI.mk.
Burime për POPULLI.mk flasin për një marrëveshje të heshtur mes Taravarit dhe Frontit Europian, që tashmë po konkretizohet me përkrahjen e disa emrave të përbashkët për zgjedhjet lokale.
Sipas informacioneve, Fronti Europian dhe Taravari janë në diskutime për mbështetjen e tre kandidatëve të propozuar për kryetarë komunash.
Isen Shabani në Vrapçisht, Garip Kaba në Strugë dhe Blerant Ramadani në Saraj. Të tre këta emra pritet të marrin mbështetjen e dyanshme, si sinjal i bashkëpunimit të ri mes Aleancës për Shqiptarët (krahut të Taravarit) dhe BDI-së.
Ky zhvillim përforcon zërat se Taravari, pas largimit nga Qeveria, është në rrugë të qartë bashkëpunimi me Frontin Europian dhe BDI-në! / © POPULLI.mk