12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Milani mbyll sezonin pa Europë, “Curva Sud” paralajmëron protestë

Milani mbyll të shtunën një sezon totalisht të dështuar, ku për herë të parë pas nëntë vitesh, kanë mbetur pa Europë.

Ndeshja e fundit do të jetë ndaj Monzës, një përballje ku të dyja skuadrat vijnë pa objektiva.

Tifozët e kuqezinjve duken të irrituar me drejtuesit, duke i shpallur ata si fajtorë për këtë situatë. Për këtë arsye, ultrasit “Curva Sud” kanë njoftuar protestë para ndeshjes.

Tifogrupi ka njoftuar se protesta do të nisë në orën 17:00, pranë zyrave të klubit dhe më pas do të zhvendoset drejt stadiumit.

Në ndeshjen Milan-Monza, ultrasit do të jenë të pranishëm vetëm 15 minutat e para dhe më pas do të largohen, në shenjë revolte.

Ata shpresojnë që drejtuesit të ndryshojnë situatën me afrimet në verë, pasi në të kundërt protesta do të përshkallëzohet edhe më tej.

Të ngjajshme

Të fundit