5.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Infantino: Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, mund të paraqitet në Kupën e Botës për Klube.

Botërori i klubeve organizohet këtë verë në SHBA.

“Ka bisedime me disa klube. Nëse ndonjëri prej tyre është i interesuar që ta transferojë Ronaldon për Kupën e Botës, mund ta shohim atë në Botëror, nuk i dihet. Kanë mbetur edhe disa javë”, ka deklaruar Infantino për emisionin “IShowSpeed”, që në YouTube ka 39 milionë ndjekës, ka njoftuar të shtunën agjencia e lajmeve Associated Press.

Ronaldo është lojtar i Al Nassr në Arabinë Saudite prej vitit 2023, por skuadra e tij nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin me 32 skuadra që nis më 14 qershor e mbaron më 13 korrik.

FIFA ka lejuar që klubet të bëjnë marrëveshje afatshkurtra dhe ka spekulime se Ronaldo mund të luajë te ndonjë skuadër pjesëmarrëse.

Ka pasur raportime se 40-vjeçari mund t’i bashkohet Lionel Messit te klubi i Inter Miamit.

Të ngjajshme

Të fundit