5.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Cristiano thotë ‘JO’ Al Hilal-it! Nuk tradhton Al Nassr

Për herë të parë në histori, duke nisur nga 15 qershori do të nis Kupa e Botës për Klube.

Ku turne ka ngjallur interesim të madh për tifozët e futbollit, klubet e në veçanti për futbollistët.

Një prej tyre që dëshirojnë të luaj në Kupën e Botës për Klube është Cristiano Ronaldo.

Portugezi me skuadrën e Al Nassr nuk do të marrin pjesë, por ai ka disa oferta prej klubeve pjesëmarrëse.

Skuadra e vetme arabe që është pjesë e këtij kompeticioni është Al Hilal, ku raportohet se ka bërë ofertë në drejtim të Ronaldos.

Por sipas asaj që raporton gazetari Al Tamimi, 40-vjeçari ka refuzuar ofertën e rivalëve të Al Nassr.

Kjo nuk është skuadra e vetme që ka shfaqur intersim për shërbimet e Cristianos, pasi edhe Real Madrid dhe një klub brazilian raportohet se po ndjekin situatën e tij.

Të ngjajshme

Të fundit