Sot në Shkup u mbajt mbledhja vjetore e Kuvendit të OEMVP, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Nazmi Ejupi, ndërsa të pranishim ishin edhe zv. Nënkryetari i Kuvendit të OEMVP, z. Kasam Zendeli, kryetari Qyra dhe anëtarët e KD, Drejtori ekzekutiv z. Durim Zekiri, si dhe anëtarët e kuvendit.
Mbledhja u hap nga z. Ejupi, ndërsa kryetari i OEMVP z. Qyra në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi anëtarët për kontributin e tyre të vazhdueshëm. Gjithashtu, potencoi ecurinë e impaktit dhe aktivitetet e OEMVP përgjatë viteve të fundit, ku së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, anëtarët e Bordit dhe stafin, si dhe bashkëpunëtorët, janë arritur zhvillime të mëdha ekonomike të cilat janë në favor të sektorit privat.
Drejtori z. Zekiri ofroi një përmbledhje rreth aktiviteteve kyçe të Odës për vitin 2024 dhe kuartalin e parë të vitit 2025, ndërsa anëtarët e Kuvendit patën mundësinë të diskutojnë rreth shërbimeve dhe iniciativave konkrete që Oda do ndërmerr në periudhën që vijon.




