Lojtari i ri i Al-Nasr, Cristiano Ronaldo, i ka dhënë fund bashkëpunimit me menaxherin e tij prej kohësh, Jorge Mendes.
Sipas mediave portugeze, transferimi në Arabinë Saudite është bërë nga Ricardo Regufe.
Ronaldo dhe Mendes kanë punuar së bashku për më shumë se 20 vjet, dhe ndërprerja e bashkëpunimit dyshohet se ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.
Mediat portugeze pohojnë se menaxheri i famshëm ishte inatosur me Ronaldon, fillimisht për intervistën që i dha Piers Morgan, në të cilën kritikoi klubin, anëtarët e tij dhe trajnerin, e më pas vendosi në mënyrë arbitrare të ndërpresë kontratën me Manchester United.
“Kjo lëvizje e Ronaldos ofendoi Mendes, i cili prej muajsh kërkonte një klub për futbollistin portugez. Në vitin 2021, Mendes arriti të bindë drejtuesit e Manchester United që të kthejnë Ronaldon. Ai nuk dinte asgjë për planet e futbollistit portugez”, raportojnë mediat portugeze.
Para nënshkrimit të kontratës me Al Nasr, Ronaldo anuloi të gjitha të drejtat për imazhin dhe veprën, të cilat ishin mbledhur nga kompanitë e Mendes për llogari të futbollistit portugez.
Mediat portugeze kujtojnë se Ronaldo ka nënshkruar kontratë me Al Nasr deri në qershor të vitit 2025, sipas së cilës do të fitojë 200 milionë euro në vit. Mendes duhet të kishte marrë një komision prej të paktën 30 milionë eurosh nga kjo kontratë.
Ronaldo punësoi si trajner të ri Ricardo Regufe, i cili është një njeri i besuar i futbollistit portugez.
Gjatë bashkëpunimit me Ronaldon, Mendes fitoi më shumë se 100 milionë euro nga komisione të ndryshme.
