5.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Kaos për biletat Shqipëri–Serbi, FSHF zgjat afatin për shortin elektronik

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e tifozëve që do të kenë mundësinë të blejnë bileta për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri–Serbi do të vijojë deri më datat 3 dhe 4 qershor.

Sipas FSHF-së, shtyrja është bërë e domosdoshme për shkak të fluksit shumë të lartë të aplikimeve në sistem dhe ngarkesës së platformës, që kërkon një përzgjedhje më të kujdesshme, të drejtë dhe transparente për të gjithë tifozët e interesuar.

Procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur, dhe një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur përmes shortit elektronik janë tashmë pajisur me bileta përmes platformës zyrtare të menaxhuar nga kompania T-Ticket.

FSHF u bën thirrje të gjithë aplikuesve që të kontrollojnë rregullisht adresat e tyre elektronike – jo vetëm “Inbox”-in, por edhe dosjen “Spam” – pasi vetëm personat që përzgjidhen do të marrin një link të personalizuar për blerjen e biletave.

Nëse deri më 4 qershor nuk merrni një email nga T-Ticket, kjo do të thotë se nuk jeni përzgjedhur. Nuk do të dërgohet asnjë njoftim për aplikuesit që nuk janë përfshirë në listën fituese.

Në fund të njoftimit, FSHF ka falënderuar të gjithë tifozët për interesimin dhe durimin, duke theksuar se çdo hap i këtij procesi po zhvillohet me transparencë dhe barazi të plotë për të gjithë.

Të ngjajshme

Të fundit