21.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Nga “Fronti Europian” në “Kombëtar”, Ahmeti kërkon rikthimin me çdo kusht

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur para mediave për zhvillimet e fundit në Frontin Europian dhe për të ashtuquajturin Fronti Kombëtar, raporton TV21.

Ai tha se për partinë e integristëve më e “kapshme do të ishte që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

I pyetur se a i bashkohet Frontit Kombëtar edhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Ahmeti tha se “koordinohen aktivitetet dhe se nuk është çështja nëse do t’i bashkohet ose jo Frontit Kombëtar”.

“U bëhet një shërbim goxha i mirë elektoratit shqiptar, por edhe komuniteteve tjera, sepse ne jashtë trajtimit nuk i lemë edhe komunitetet e vogla, por i tërë është një proces i filluar dhe akoma nuk ka marrë epilog përfundimtar”, tha Ahmeti.

 

 

Burimi/TV21

Të ngjajshme

Të fundit