13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Skan’dali me regjistrimin 2021 / Imeri-Stafai akuzon LSDM-BDI për “zhdu’kjen” e 30...

Skan’dali me regjistrimin 2021 / Imeri-Stafai akuzon LSDM-BDI për “zhdu’kjen” e 30 mijë banorëve të Gostivarit

0
97

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me regjistrimin e fundit të popullsisë, duke e quajtur atë kundërligjor, informon POPULLI.mk

Në një postim publik, ajo ka theksuar se ky proces i dyshimtë ka pasur pasoja të rënda për qytetin e Gostivarit.

“Qytetin e Gostivarit nga 80.000 banorë e zvogëluan në 50.000. Dhe krejt kjo, nën pushtetin LSDM-BDI!”, ka shkruar deputetja.

Ajo ka kërkuar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe ka përmendur me emër drejtuesit e Entit të Statistikës dhe përfaqësuesin shqiptar në këtë institucion:

“Fajtorët kanë emër dhe mbiemër: Apostol Simovski dhe Ilmi Selami”, ka shtuar Imeri Stafai, duke përmbyllur reagimin e saj me hashtagun #padi, duke lënë të kuptohet se mund të ndërmerren hapa ligjorë.

Deklarata e deputetes vjen në një moment kur diskursi mbi keqpërdorimet e mundshme në procesin e regjistrimit është kthyer në temë të nxehtë politike dhe institucionale në vend. / © POPULLI.mk