0.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Faton Peci merr mbështetjen e VV-së për kryetar të Mitrovicës

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur mbështetjen e saj për kandidatin e Partisë GUXO, Faton Peci, për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Vendimi u mor unanimisht nga kryesia lokale e VV-së dhe u konfirmua në një takim të përbashkët me udhëheqësit më të lartë të dy subjekteve. Kryeministri Albin Kurti dhe bashkëkryetarja e GUXO-s Donika Gërvalla ishin pjesë e këtij tubimi të rëndësishëm. Me këtë koalicion, synohet një fitore e padiskutueshme në zgjedhjet e 12 tetorit.

Postimi i Lëvizjes Vetëndosje:

Bashkëpunimit të mirë ia zgjatim dorën edhe në nivel lokal.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet fuqishëm kandidaturën e Faton Pecit për kryetar të komunës së Mitrovicës. Më 12 tetor, Mitrovica guxon të vetëvendosë për fitoren e madhe në komunë.

Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e qendrës, drejtuar nga kryetari i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, deputeti Armend Muja, vendosi unanimisht që të mbështesë kandidaturën e Faton Pecit nga Partia Guxo për kryetar të komunës.

Të ngjajshme

Të fundit