Zjarri ka rënë pasditen e sotme në katin e dytë të qendrës së re tregtare në Tetovë, në një zonë të braktisur.
Dyshohet se zjarri ka rënë pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Menjëherë është përhapur paniku për shkak se janë thyer edhe xhamat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, po ashtu tymi me erë të fortë është përhapur me shpejtësi në qendrën e re tregtare në Tetovë.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes të cilët e kanë vënë nën kontroll zjarrin, njoftojnë nga njësia e zjarrfikësve Tetovë.
