Danimarka sot mori kryesimin rotacional gjashtëmujore të Bashkimit Europian nga Polonia. Danezët dëshirojnë të fokusohen në projekte të përbashkëta të armatimit kundër kërcënimit që paraqet Rusia dhe në rritjen e konkurrueshmërisë brenda BE-së, nën moton “Një Europë e fortë në një botë që po ndryshon”.
Danimarka do të synojë gjithashtu arritjen e përparimit në kuadër të procesit të zgjerimit, në mënyrë që të ndërmerren hapa konkretë përpara në negociatat me vendet kandidate për anëtarësim.
